Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë!

Politikë

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së,

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së janë mbledhur të gjithë sonte në Tiranë ku nesër do të zhvillohet samiti i Komunitetit Politik Europian.

Ata janë pritur në një darkë informale në kryeqytetin shqiptar nga kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj.

Siç mund të dallojmë nga pamjet e pranishme është Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ai malazez Jakov Milatoviç, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryesuesja e presidencës boshnjake Željka Cvijanović dhe kryeministri i RMV, Hristijan Mickoski.

Të pranishëm janë edhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së, raporton Klan.

Bëhet fjalë për Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa dhe përfaqësuesen e lartë për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas. I Pranishëm është edhe kryeministri polak, Donald Tusk

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion