Presidenti i EBA-së: Planifikohen 1,4 trilion dollarë investime në SHBA gjatë 10 viteve të ardhshme!

Bota

Presidenti i EBA-së: Planifikohen 1,4 trilion dollarë investime

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, njoftoi sot se vendi i tij planifikon të investojë 1,4 trilion dollarë në Shtetet e Bashkuara gjatë dekadës së ardhshme, transmeton Anadolu.

Njoftimi erdhi gjatë bisedimeve dypalëshe me presidentin e SHBA-së Donald Trump në Qasr Al Watan në Abu Dhabi. Të kanalizuara përmes institucioneve të investimeve të Emirateve, investimet synojnë sektorët e ekonomisë së re, energjisë, teknologjisë së përparuar, inteligjencës artificiale dhe industrisë, theksoi ai.

Trump u prit me të mbërritur në aeroportin e Abu Dhabit nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve WAM.

Vizita e tij në Abu Dhabi është e para e një presidenti të SHBA-së që nga viti 2008, kur presidenti i atëhershëm George W. Bush bëri një vizitë në vend

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion