"Lajm i mirë për amerikanët", Yuri Kim: CDC fut Shqipërinë te vendet me nivel të ulët të Covid-19

Politikë

"Lajm i mirë për amerikanët", Yuri Kim: CDC fut

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, jep lajmin se Shqipëria ka kaluar rrezikut nga koronavirusi, duke u futur te vendet me rrezik të ulët.


Përmes një mesazhi në “Twitter”, ambasadorja Kim thekson se nga 7 qershori CDC e ka futur Shqipërinë te vendet me nivel të ulët të Covid-19.

“Që nga 7 qershori, CDC e ka futur Shqipërinë si një vend me “Nivel 1: Niveli i ulët i Covid-19”. Ky është një lajm i mirë për amerikanët, që dëshirojnë të udhëtojnë në Shqipëri për argëtim ose biznes. Shikoni bashkangjitur për rekomandimet e CDC”, shkruan ambasadorja Kim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion