Tronditëse, ish-oficeri përdhunon e më pas vret brutalisht në pyll një 33-vjeçare (FOTO)

Bota

Tronditëse, ish-oficeri përdhunon e më pas vret brutalisht

Detaje të tmerrshme kanë dalë në dritë nga përdhunimi që ish-oficeri i policisë britanike Wayne Cousins ka bërë ndaj 33-vjeçares Sarah Everard.

Ish-oficeri ka deklaruar para gjykatës, se ka rrëmbyer, përdhunuar e më pas vrarë Everard. Ai ka rrëfyer se më 3 mars ka ndërmarrë këtë akt ekstrem.

Kujtojmë që po në të njëjtën datë, trupi i pajetë i Everard u gjet në një pyll në jug të Londrës.

Tronditëse, ish-oficeri përdhunon e më pas vret brutalisht

Për ngjarjen tragjike ish-oficeri Cousins ende nuk është arrestuar, ndërsa pritet të bëhen ekzaminimet e nevojshme mjekësore mbi trupin e pajetë të 33-vjeçares për të vërtetuar saktësisht atë që ka ndodhur më 3 mars.

Sakaq, vlen të përmendet që ngjarja ka shkaktuar zemëratë të gjerë në mesin e popullsisë, madje, dhjetëra aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë dalë në protestë për këtë ngjarje të rëndë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion