Kosova miraton heqjen e leje-qëndrimit të përkohshëm me Shqipërinë

Kosovë&Rajon

Kosova miraton heqjen e leje-qëndrimit të përkohshëm me

Qeveria e Kosovës ka miratuar në parim Marrëveshjen Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës të Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për heqjen e leje qëndrimit të përkohshëm.

Lajmin e ka konfirmuar, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani i cili ka deklaruar ndër të tjera se ky projekt vjen në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe interesave të përbashkët mes dy vendeve .

Ai sqaroi se heqja e lejes së përkohshme me Shqipërinë nënkupton largimin e kritereve të parapara në ligjin përkatës për të huajt për pajisje me leje për qëndrim të përkohshëm.


“Heqja e lejes së përkohshme, sipas kësaj marrëveshje, nënkupton largimin e kritereve të parapara në ligjin përkatës për të huajt për pajisje me leje për qëndrim të përkohshëm. Leje qëndrimi i përkohshëm, sipas kësaj marrëveshje, nënkupton pajisjen me lejeqëndrim të përkohshëm për të huajt me afat 5-vjeçar. Përmes kësaj marrëveshje, palët nënshkruese në momentin e lajmërimit të qëndrimit të përkohshëm në territorin e palës tjetër duhet të plotësojnë formularin për lajmërim, ku në këtë rast, ministria përkatëse e Punëve të Brendshme, obligohet që në afat prej 30 ditësh të pajisë me leje qëndrimi shtetasin e palës tjetër që ka lajmëruar leje qëndrimin. Në këtë mënyrë shtetasit e palëve nënshkruese në momentin e lajmërimit të qëndrimit të përkohshëm, mund të qëndrojnë në territorin e shtetit tjetër deri në 5 vjet për ndonjërën nga arsyet në vijim: për bashkim familjar, arsim parauniversitar dhe arsim i lartë, kërkime shkencore, arsye humanitare, viktimat e trafikimit me njerëz, migrantët dhe të huajt”, tha ai.

Një marrëveshje tjetër bilaterale mes dy vendeve, është se sot qeveria e Kosovës ka miratuar sot edhe nismën për amandamentimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Krushevë (Dragash) – Shishtavec (Kukës) dhe nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Rregullimin e Regjimit të Trafikut Lokal të Kufirit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion