LAJM I FUNDIT/ Votat e Diasporës thellojnë fitoren e Rames, Partia Socialiste kalon 811 mijë vota

Politikë

LAJM I FUNDIT/ Votat e Diasporës thellojnë fitoren e Rames, Partia 

Partia Socialiste e Shqipërisë ka thelluar edhe më tel diferencën me subjektet e tjera politike në zgjedhjet e 11 majit.

Kur kanë mbetur edhe rreth 50 mijë zarfe nga vota e diasporës për t’u numëruar, PS ka siguruar gjithsej 811.322 vota, pra 52.3 për qind të votave të përgjithshme.

Ndërkohë Partia Demokratike-Aleancë për Shqipërinë Madhështore ka marrë 522.462, ose 33.7% të totalit.

Forcë e tretë renditet Nisma Shqipëria Bëhet me 3.9%, pra 61.084 vota.

Ndërkohë Partia Social Demokrate ka siguruar 3.2%, që nënkupton 49.499 vota.

Jashtë karrigeve të Kuvendit ngel Lulzim Basha dhe forca e drejtuar prej tij, Koalicioni Euroatlantik, bashkë me Lëvizjen Djathtas për Zhvillim të Dashamir Shehit e Enkelejd Alibeajt.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion