Komisionerja e BE-së uron Ramën për mandatin e katërt: Bashkë për anëtarësimin e Shqipërisë!
Lajmifundit
/
14 Maj 2025, 16:40
Politikë

Komisionerja për zgjerimin e BE-së, Marta Kos ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kos shprehet se pret me padurim të vazhdojnë bashkëpunimin në ndjekjen e reformave të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE.
“Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të mirë në ndjekjen e reformave të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE. Momenti për Zgjerimin ne BE është real, le ta kapim së bashku! “, shkruan Kos në X.


