BE i mbyll derën Anglisë/ Ngecin negociatat me Londrën, Britania në udhëkryq për Brexit

Bota

BE i mbyll derën Anglisë/ Ngecin negociatat me Londrën, Britania

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian rrezikojnë të hyjnë në një tjetër periudhë pasigurie në marrëdhëniet mes tyre.

Brukseli nuk është më i gatshëm të negociojë marrëveshje të pjesshme me Londrën, pa ditur më parë se çfarë kërkon realisht qeveria britanike nga e ardhmja e saj me BE-në.

“The Guardian” raporton se diplomatët europianë kërkojnë një qëndrim të qartë nga kryeministri Andy Burnham: nëse Britania synon vetëm marrëdhënie më të afërta me bllokun, apo po shqyrton edhe mundësinë e rikthimit në Bashkimin Evropian.

Kjo çështje pritet të diskutohet në samitin e së premtes në Bruksel. Palët po përpiqen të finalizojnë një marrëveshje të re bashkëpunimi, që përfshin tregtinë, bujqësinë, energjinë, lëvizjen e të rinjve dhe sigurinë.

Por negociatat kanë hasur pengesa. Një prej mosmarrëveshjeve kryesore lidhet me kërkesën e Brukselit që Britania të përafrojë politikat e saj tregtare me ato të BE-së, përfshirë masat ndaj automjeteve elektrike kineze.

Londra kërkon më shumë liri veprimi, duke mos pranuar angazhime të forta që mund ta kufizojnë në marrëdhëniet me tregjet e tjera.

Ndërkohë, çështja e tarifave universitare për studentët evropianë në Britani është lënë për diskutime të mëvonshme.

Por përpara se të vendosë për drejtimin që do të ndjekë, qeveria britanike po shqyrton mundësinë e një debati kombëtar gjatë vitit 2027, ku qytetarët dhe institucionet vendore të diskutojnë alternativat.

Në tryezë janë katër skenarë: ruajtja e marrëdhënieve aktuale, një bashkim doganor, rikthimi në tregun e përbashkët evropian ose anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion