Shqipëria në finalen e Eurovision, revoltohet Beogradi: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Showbiz

Shqipëria në finalen e Eurovision, revoltohet Beogradi: Provokim i

“Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” ka triumfuar mbrëmjen e djeshme duke kaluar në finale e Eurovision 2025. Në momentin kur prezantuesit e festivalit thirrën emirn e Shqipërissë, këngëtarja Beatriçe festoi e lumtur teksa para kamerës bëri shqiponjën dykrenare me duar.

Kjo lëvizje e saj, nuk i ka shpëtuar mediave serbe, të cilët kanë reaguar menjëherë duke e quajtur një provokim nga ana e saj. Sipas mediave serbe, nxjerrja në pah të simboleve që kanë ndonjë konotacion provokues i ndaluar në Eurovision.

Ndërkojë, audienca serbe ka vërshuar me komente, duke thënë se ndihen të provokuar:

“Kjo do t’u kushtojë një vend, nuk kishte nevojë të provokoheshin serbët”, “Ja, ju i lavdëroni, dhe ata qeshin me ju”,

“Në fund të fundit, si mund ta mbështesë ndonjëri prej nesh Shqipërinë nga zemra?! E di që shumë trashëgojnë budallallëk, por kjo është shumë”, ishin disa prej komenteve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion