Aksident i rëndë në Ulzës, betonierja përfundon në humnerë! Shoferi dërgohet drejt Traumës

Aktualitet

Aksident i rëndë në Ulzës, betonierja përfundon në

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në afërsi të qytezës së Ulzës. Një betoniere ka dalë nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë saj.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën hyrëse të Ulzës pak mbi nënstacionin e hidrocentralit. Nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti ndërsa mësohet se drejtuesi i betonieres është dërguar për mjekim në spitalin e traumës në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti për pak mund të ishte fatal për drejtuesin e automjetit tip betoniere, për shkak të terrenit në të cilin ka ndodhur. Për fat të mirë, automjeti është ndaluar në përrua dhe nuk ka shkuar më poshtë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit po punonte për firmën që po zbaton një projekt për rivitalizimin e vijës liqenore në Ulëz.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion