Rrëfimi i "malësorit" që dashuroi shokun e ngushtë dhe dasma ‘alla’ shqiptare

Showbiz

Rrëfimi i "malësorit" që dashuroi shokun e ngushtë

Avokati shqiptar, Nick Nikic, i cili ka lindur në Nju Jork, ishte pasditen e djeshme i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel. Teksa po fliste për pasionin që ka për gatimet shqiptare, ai zbuloi edhe një sekret nga jeta e tij private.

Kur moderatorja e njour, Bieta Sulo e pyeti se për kë gatuan, Nick tha se gatuan për vete dhe bashkëshortin e tij duke pranuar hapur faktin se është hom osek sual.

Avokati i shqiptar rrëfeu se romanca e tyre kishe nisur një natë kur miku i tij i kishte shprehur hapur ndjenjat, por ai ende nuk e kishte pranuar brenda vetes orientimin sek sual.

Nick shtoi se pas një predikimi në kishë, ai kishte kuptuar se çfarë donte realisht. Për të lumturia nisi kur i tha po ndjenjave për Mat, shokun e tij prej vitesh.

“Kemi 8 vite të lumtur bashkë. Pati propozim dhe dasmë me çifteli e tupanë”, tha avokati shqiptar, i cili shtoi se kanë në plan edhe një fëmijë.

“Do më vrasë gjyshja po s’ patëm fëmijë”, tha duke qeshur ai, duke theksuar se prej fillimit ka patur mbështetjen e pakushtëzuar të familjes./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion