Vranësira dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti në vendin tonë për ditën e sotme parashikohet të dominohet nga vranësira kalimtare gjatë paraditës, por ndryshime do ketë në pjesën e dytë të ditës. Sipas MeteoAlb, në mesditë do ketë shtim të vranësirave në zonat Jugore dhe gradualisht përfshijnë edhe zonat qendrore duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara shiu.
Gjatë natës reshjet përfshijnë gjithë vendin tonë ku në zonat e thella malore shfaqen sërish reshjet e dëborës.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 0°C deri në 16-17°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.


