“Ja ku janë lekët”/ Tensione në Dibër, të rinjtë dalin nga makina dhe kontrollohen nga përfaqësuesit e PD-së

Politikë

“Ja ku janë lekët”/ Tensione në Dibër, të

Momente tensioni janë regjistruar sot në Maqellarë të Dibrës ku përfaqësues të PD-së kanë bllokuar një makinë tip “Volksvagen” pas pretendimeve se po shpërndahen para në këmbim të votave. 

Në videot e publikuara në rrjetet sociale dëgjohen qytetarët të thonë: “Ja ku janë lekët“. Pas presionit të përfaqësuesve të PD-së personat e bllokuar kanë dalë nga makina.

Personi në foton e mëposhtme dhe një tjetër shtetas janë shoqëruar nga Policia e Dibrës. Pas daljes nga makina dy të rinjtë janë kontrolluar për para nga mbështetësit e opozitës.

Rasti është denoncuar fillimisht nga kandidati i PD, Luan Haka, ndërkohë që në vendngjarje ishte i pranishëm edhe drejtuesi politik i demokratëve Xhelal Mziu. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion