Skandali që i kushtoi postin, atleti Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait

Aktualitet

Skandali që i kushtoi postin, atleti Pirro Dhima jep dorëheqjen pas
Kampioni olimpik Pirro Dhima ka paraqitur dorëheqjen nga posti i këshilltarit të posaçëm në ministrinë greke të sportit, pas shpërthimit të çështjes së dopingut, në të cilën është përfshirë vëllai i tij, Odisea.

Sipas medieve greke, dorëheqja e Pirro Dhimës nuk është pranuar nga zëvendësministri i Sportit, Giannis Vroutsis.

Një ditë më parë u arrestua i vëllai i tij, Odisea, pasi në banesë, por edhe më qendrën sportive që ai drejtonte u gjetën sasi lëndësh stimuluese ose ndryshe doping, të cilat iu jepeshin sportistëve me qëllim rritjen artificiale të rezultateve të tyre sportive.

Sipas akuzës, ai ka më shumë se 14 vjet që kryen këtë aktivitet, madje i ka dhënë lëndë të tilla edhe djalit të tij.

Policia thotë se që  prej prillit të vitit 2024, furnizonte dhe u jepte substanca të ndaluara sportistëve. Gjatë hetimit u zbulua edhe një rast i dhënies së një substance të ndaluar (nga lista e WADA-s) një sportisti të mitur gjatë një gare, rast për të cilin si trajneri ashtu edhe sportisti ishin dënuar më parë me përjashtim nga gara dhe eventet sportive.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion