Hodhi nga dritarja prostitutën sepse s'u “kënaq" nga shërbimi i saj, arrestohet 28 vjeçari

Bota

Hodhi nga dritarja prostitutën sepse s'u “kënaq" nga

Autoritetet në Rusi thanë sot se kanë arrestuar një burrë të akuzuar se ka hedhur nga dritarja prej 6 metrash lartësi një punonjëse seksi , pasi ishte “i pakënaqur me shërbimet e saj”. 28-vjeçari kishte ftuar vajzën 24, emigrante nga Kenia, në shtëpinë e tij në rajonin perëndimor rus Kaluga.

I identifikuari vetëm si Aleksandr, raportohet se me pas i kishte kërkuar asaj t’i kthente gjysmë e parave që kishte paguar për shërbimet, duke thënë se ‘aftësitë e saj nuk plotësuan pritshmëritë.’

Në kundërpërgjigje, gruaja kishte nxjerrë nga çanta të gjitha paratë që ai i kishte paguar dhe ia hodhi në fytyrë, raportonin mediat vendase. Pas kësaj burri e kishte shtyrë atë jashtë nga dritarja rreth 7 metra mbi tokë.

Rezidentët e pallatit të apartamenteve ku ndodhi incidenti kishin njoftuar ambulancën dhe autoritetet kur dëgjuan ulërimat e tmerrit. Vajza ishte dërguar në spital me fraktura në këmbë dhe në kurriz. Mjekët thanë se është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dëshmisë së vajzës, Aleksandr e sulmoi qëllimisht duke e shtyrë jashtë nga dritarja e dhomës. Policia ka nisur një hetim për tentativë vrasjeje kundër Alexander i cili pretendon se “nuk kishte si qëllim të lëndonte ose të vriste viktimën”.

Policia ka publikuar një video ku një burrë që besohet se është Aleksandr, i shpjegon oficerëve: “I kërkova të më kthente gjysmën e parave për shërbimin e saj. Por ajo i mori paratë dhe mi hodhi në fytyrë. Unë e shtyva dhe ajo aksidentalisht ra nga dritarja”.

I dyshuari është lënë në paraburgim dhe përballet me deri në 15 vjet burg nëse shpallet fajtor. Hetimet vazhdojnë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion