I shtruar tek COVID-2, ndërron jetë nga koronavirusi mjeku psikiatër nga Kruja

Një mjek psikiatër i spitalit të Krujës, Përparim Pengili ka ndërruar jetë sot nga COVID-19 në moshën 72-vjeçare.
Mjeku 3 ditë pasi u infektua nga COVID-19 u shtrua në spitalin e Sanatoriumit ku dhe sot ndërroi jetë.
Deri në shkurt ai ishte në krye të detyrës në spitalin ‘’Stefan Gjoni’’ në Krujë, madje me shtyrje pensioni, por COVID-19 ia mori jetën.
"Me hidherim te thelle duam te ndajme me ju lajmin e trishte qe doktorr Perparim Pengilin nuk do e kemi me mes nesh. Edhe nje tjeter bluze e bardhe humbi jeten.

Sherbeu ne Spital me perkushtim, per te gjithe komunitetin, deri ne muajin shkurt te ketij viti dhe covidi i pabese nuk e lejoi te shijonte pensionin.
U prehsh ne paqe njeri I mire."-njofton spitali.


