Bashkëshorti i Adelina Tahirit mbjell flokët, dalin fotot nga ditëlindja luksoze e këngëtares

Showbiz

Bashkëshorti i Adelina Tahirit mbjell flokët, dalin fotot nga

Para tre vjetësh, Adelina Tahiri kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me avokatin maqedonas, Serjoza Markov. Më pas ajo u bë nënë edhe e një djali, të cilin e pagëzoi me emrin Jon.

Adelina dhe Serjoza kanë 7 vite që jetojnë një histori të bukur dashurie dhe pavarësisht paragjykimeve të shumta që kanë marrë nga ndjekësit për lidhjen, nuk janë distancuar për asnjë moment nga njëri-tjetri.

Madje, çifti po mendojnë që të shtojnë familjen e tyre, sepse, sipas Adelinës, Serjoza e meriton të ketë shumë fëmijë.

“Serjoza meriton shumë fëmijë, sepse është një baba shumë i mirë, që kujdeset shumë dhe me shumë përgjegjësi. Unë nuk jam egoiste, nuk mendoj vetëm për veten, mendoj dhe për të tjerët, se ai e meriton dhe është baba shumë i mirë dhe burrë shumë i mirë.

Unë jam rritur në këto rrethana, ne jemi 4 fëmijë dhe unë minimumi një fëmijë tjetër do ta bëj, por dëshira ime është që të kemi dhe më shumë. Fëmija është përgjegjësi, është obligim, por është dashuri shumë e madhe, që nuk krahasohet me këto të dyja që thashë”, tha Adelina në një intervistë për “Prive”.

Bashkëshorti i Adelina Tahirit mbjell flokët, dalin fotot nga

Në rrjete sociale, këngëtarja na i ka kursyer pozat me bashkëshortin e saj, të cilat kanë qenë shumë të rralla. Mirëpo, ajo i ka bërë edhe ndonjë dedikim publik për t’i treguar para botës dashurinë e saj, ndaj portreti i Serjoza ka qenë jo pak i njohur për ne.

Por, kohët e fundit është vënë re një ndryshim drastik në pamjen e bashkëshortit të Adelinës. Ai jo vetëm që ka nisur të mbajë mjekër, por gjithashtu ka mbjellë edhe flokët duke i zbritur shumë vite moshës së tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion