Akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv, AMP arreston policin e komisariatit të Kavajës

Aktualitet

Akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv, AMP arreston

Një punonjës i Policisë së Shtetit, me detyrë në Komisariatin e Policisë Kavajë, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Durrësit, pasi dyshohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj efektivit me inicialet A.C. Sipas njoftimit zyrtar të AMP-së, masa e sigurisë është caktuar me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, datë 16 nëntor 2026.

Efektivi ushtronte detyrën si punonjës i rolit bazë në Komisariatin e Policisë Kavajë dhe dyshohet se është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme gjatë ushtrimit të funksionit të tij.

Hetimet ndaj punonjësit të policisë po zhvillohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259.

Ekzekutimi i masës së sigurisë është kryer nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Durrësit. Ndërkohë, hetimet vijojnë në bashkëpunim me organin e akuzës për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion