I bashkohet PS-së, ish-kryetari i bashkisë Kuçovë braktis LSI-në dhe e sulmon: Nuk ofron besim

Politikë

I bashkohet PS-së, ish-kryetari i bashkisë Kuçovë braktis

Partisë Socialiste të Kuçovës në qarkun e Beratit i është bashkuar sot edhe ish-kryetari i kësaj bashkie Selfo Kapllani, një ish-drejtues i propozuar nga LSI.

Në takimin me themelues të PS-së Kuçovë, ku ishin të pranishëm kandidatët Blendi Klosi e Bardhyl Kollçaku, ish/përfaqësuesi i LSI-së tha ndër të tjera se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që e ka dëshmuar veten si forca më e emancipuar dhe më avangarde e politikës.


“Duhet sens qytetar e përgjegjshmëri nga të gjithë për të kuptuar çfarë ndodh nëse nuk fitohet ky mandati i tretë. Në krahun tjetër kemi një spektër politik që nuk ofron asnjë lloj besimi,jo vetëm për votuesit e majtë por edhe për të gjithë qytetarët,” u shpreh Kapllani.

Ai shtoi se do të japë kontributin e tij për të arritur objektivin për marrjen e 5 mandateve në qarkun e Beratit, për të arritur një fitore do t’ju shërbejë të gjithë qytetarëve për të garantuar vijimin e reformave të nisura.

Kapllani ka deklaruar se i bashkohet Partisë Socialiste si shumë ish-funksionarë të tjerë të LSI, me bindjen e plotë se Partia Socialiste është e vetmja forcë e progresit dhe partia transformuese e vendit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion