Akuzohet për 50 grabitje luksoze, kreu i bandës shqiptare “Nikla” del në gjykatë nën masa të rrepta sigurie (EMRI)

Një operacion i veçantë sigurie u zhvillua të martën, më 17 nëntor 2026, në gjykatën e Reimsit, ku u angazhuan forca të specializuara të administratës penitenciare franceze për shoqërimin e të paraburgosurit.
Bëhet fjalë për Edison Pulën, i cili dyshohet se është kreu i grupit kriminal shqiptar të njohur si “Nikla”.
Sipas raportimeve franceze:
Ai akuzohet për përfshirje në rreth 50 grabitje të banesave luksoze në Francë dhe Belgjikë.
Grupi dyshohet se ka shënjestruar biznesmenë, futbollistë, këngëtarë dhe personalitete të njohura.
Vlera e përllogaritur e dëmit nga grabitjet kalon 1 milion euro.
Pula ishte arratisur nga burgu i Trevisos në Itali në vitin 2022.
U arrestua në Luksemburg në janar 2025.
Më 17 nëntor 2026, ai u paraqit në gjykatën e Reimsit për shqyrtimin e zgjatjes së paraburgimit. Për shoqërimin e tij u angazhuan forcat speciale të sigurisë së burgjeve (ERIS)


