U përplas një natë më parë nga një makinë, ndërron jetë në spital i plagosuri në Elbasan – Autori në kërkim (EMRI)

Selman Bardhi, këmbësori që u përplas nga një automjet mbrëmjen e së hënës në Mëngël të Elbasanit, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Ndërkohë, sipas raportimeve, drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe ende nuk është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e tij.
Aksidenti ndodhi në zonën e ish-Parkut të Rezervave të Shtetit, ku i moshuari u përplas teksa lëvizte në këmbë.
Ai u transportua në spital në gjendje të rëndë, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


