Humbi garën për kreun e PD-së, Agron Shehaj flet pas mesazhit të Lulzim Bashës

Politikë

Humbi garën për kreun e PD-së, Agron Shehaj flet pas mesazhit

Agron Shehaj, i cili nuk ia doli ta fitojë garën për kreun e Partisë Demokratike duke u renditur i dyti pas Bashës, ka folur mbi zgjedhjet në selinë blu. 

Shehaj tha në emisionin “Opinion” se 15 për qind e votave nuk reflekton mbështetjen që ai ka në parti, ndërsa evidentoi ato që i konsideron si parregullsi të 13 qershorit.

“Rezultati është i qartë. Pritshmëritë e mia ishin shumë më të mëdha. Basha vazhdon të jetë kryetari i PD. Sigurisht 15% nuk reflekton mbështetjen që unë kam në anëtarësinë e PD-së. Ka patur parregullsi, kryesisht kanë qenë të lidhura me faktin që dhjetëra-mijëra demokratë janë përjashtuar, nuk kanë qenë në lista, dhe nuk kanë mundur të votojnë. Vëzhguesit e mi nuk kanë patur mundësi të verifikojnë kush po voton”, tha ai.

Po ashtu Shehaj u pyet lidhur me deklaratat e sotme të Bashës që kërkoi bashkëpunim me sfidantët e tij në garë për qëllimet e përbashkëta.

“Ne bashkë jemi. Ne nuk jemi ndarë ndonjëherë”, tha Shehaj duke iu referuar kryedemokratit Basha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion