Rikthimi i Sali Berishës në krye të PD? Demokrati bën deklaratën e papritur

Politikë

Rikthimi i Sali Berishës në krye të PD? Demokrati bën

Enno Bozdo ka komentuar takimin “kokë më kokë” mes Bashës dhe Berishës, pasi ky i fundit votoi dje për kreun e ri të Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin “Quo Vadis”, anëtari i Kryesisë së PD-së e konsideroi normale vizitën e ish-kryeministrit në zyrën e Bashës.

“Nuk kam asnjë lloj të dhëne. Sikur të thoja që e ka mbështetur, thjesht do spekuloja. Është një pol magnetik reference për shumicën e demokratëve. Është njeriu më i rëndësishëm në politikën që ka pasur Shqipëria në 30 vitet e fundit. Është gjëja më normale ajo vizitë.

Unë mendoj që Berisha ka një dhembshuri të madhe për PD-në. Kur PD të ketë nevojë për mendjen dhe urtësinë e tij, ai do të jetë aty.”

Sa i përket deklaratës së Berishës se nuk e përjashton mundësinë që të kthehet për të marrë drejtimin e PD-së, Bozdo theksoi: “Është thënë në një kontekst të caktuar. Unë mendoj që nuk do të jetë më kurrë në drejtimin e PD. Ai e ka mbyllur me veten e tij, e ka thënë shumë shpesh. Çdo gjë mund të ndodhë, por ky është mendimi im.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion