Brenda samitit të NATO-s, Rama i afërt me kryeministrin kanadez, çfarë ndodhi sot në Bruksel

Politikë

Brenda samitit të NATO-s, Rama i afërt me kryeministrin kanadez,

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga samiti i NATO-s në Bruksel. Gjatë samitit, kryeministri shqiptar ashtu si edhe liderët e tjerë të vendeve anëtare të NATO-s shihet me maskë, si duket një nga masat kryesore anti-Covid e vendosur nga organizuesit.

Në video, Rama duket mjaft i afërt me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, me të cilin shihet duke biseduar.

Liderët e 30 vendeve anëtare të NATO-s, mes të cilëve edhe Kryeministri Edi Rama ranë sot dakord në Bruksel për të rritur mbrojtjen e përbashkët "kundër të gjitha kërcënimeve dhe nga të gjitha drejtimet". Në deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm për mediat Jens Stoltenberg u bë e ditur së Kina, përbësn sfidën më të madhe për aleancën transatlantike dhe për të parën herë në historinë e organizatës, Kina është përfshirë në listën e vendeve që paraqesin rrezik për sigurinë në botë.

"Ne vazhdojmë të jemi tejet të shqetësuar për mungesën e vazhdueshme të transparencës dhe keqinformimit nga ana e Kinës. Ambiciet dhe sjellja e Kinës paraqesin sfida sistematike ndaj rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe në fushat e rëndësishme për sigurinë e Aleancës", tha Stoltenberg.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion