Greva në Rinas, Meta zbulon bisedën me kontrollorët: I thashë vazhdoni punën

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, presidenti Ilir Meta në një dalje për mediat ka folur më me detaje rreth çështjes së bojkotimit të punës nga ana e kontrollorëve të AlbControl.
Ai përmendi se kërkesat e kontrollorëve ka muaj që janë bërë të ditura dhe se ai i ka pritur në një takim disa përfaqësues të tyre.
Meta theksoi se gjatë takimit u kërkoi të vazhdonin punën.
"Për fat të keq nuk ka patur një dialog me përfaqësues të ministrisë. Jam njoftuar disa herë dhe kam kërkuar sqarime.
I kam pritur në takim një përfaqësi të tyre. Ata nënvizuan faktin që të drejtat e tyre ishin shkelur. Jam drejtuar me një shkresë Kryeministrit, Ministrisë së Insrastrukturës, AlbControl dhe Agjencisë së Aviacionit dhe partnerëve strategjike se situata do përshkallëzohej.
I kam kërkuar me përgjegjshmëri kontrollorëve të vazhdojnë detyrën se siguria ajrore në Republikën tonë është çështje e madhore. I kam thënë do vazhdoni punën pavarësisht se cënohen të drejtat. "-tha Meta.


