“Mësuesit e Elbasanit janë të detyruar të shkojnë në Korçë”, premtimi i Bashës për arsimtarët

Politikë

“Mësuesit e Elbasanit janë të detyruar të shkojnë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasditen e sotme në Elbasan, është takuar me disa mësues.

Gjatë fjalës së tij Basha theksoi se me ardhjen e tij në pushtet Drejtoritë Arsimore do të kthehen siç kanë qenë, ku çdo qark do të ketë të vetën.

Kjo deklaratë e kryedemokratit erdhi pasi një mësuese shprehur problemin e Drejtoria Arsimore e Elbasanit ka kaluar në Korçë dhe arsimtarët për një problem duhet të paraqiten në qytetin juglindor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Basha: Ne do të marrim modelet e suksesshme do t’i aplikojmë ato. Synimi është që të përgatisim fëmijët e shqiptarëve në sistemin para universitar dhe më pas të kalojnë në Universitet e të bëhen gati për tregun e punës.

Ne do të kthejmë drejtoritë arsimore ashtu siç kanë qenë. Çdo qark do të ketë drejtorinë e vet arsimore. Nuk ka kuptim që qarku i Gjirokastrës ta ketë Drejtorinë Arsimore në Fier, aspo Elbasani në Korçë e kështu me radhë.

ME TE LEXUARAT