Kaosi në Rinas, Meta shijon bregdetin e Vlorës: E magjishme në çdo kohë
Lajmifundit
/
7 Prill 2021, 19:23
Politikë

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një foto nga Vlora nga ku paralajmëruar një deklaratë për mediat në lidhje me situatën e krijuar në aeroportin e Rinasit, në përgjigje të akuzave të kryeministrit Edi Rama.
“Vlora e magjishme në çdo kohë dhe frymëzuese pafund”, shkruan Meta.
Prej mëngjesit kontrollorët e kompanisë private në aeroportin e Rinasit, kanë pezulluar punën duke bllokuar fluturimet në qiellin shqiptar e për rrjedhojë edhe dërgesën me vaksina që pritej të vinte mbrëmjen e sotme.
Për këtë kryeministri Edi Rama ka bërë fajtorë presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.


