Protestë kombëtare kundër Ramës, qytetarët mblidhen sot në orën 14:00

Aktualitet

 Protestë kombëtare kundër Ramës, qytetarët mblidhen sot 
Një protestë kombëtare është paralajmëruar të zhvillohet sot, në orën 14:00, ku qytetarë dhe mbështetës të opozitës pritet të mblidhen në Tiranë në vijim të aksionit kundër qeverisë. Protestat kombëtare do të vijojnë me një kalendar të përcaktuar, duke u zhvilluar çdo të mërkurë dhe të shtunë, në të njëjtën orë.

Tubimi i sotëm vjen pas protestës së zhvilluar një ditë më parë, ku pati përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe forcave të Policisë.

Gjatë tubimit të së martës, protestuesit u përpoqën të qëndronin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por Policia ndërhyri për t’i zhvendosur në trotuar, me argumentin se duhej të lirohej qarkullimi i automjeteve, në zbatim të aktit normativ të qeverisë.
 
Refuzimi i një pjese të protestuesve për t’u larguar nga bulevardi shkaktoi përplasje fizike me efektivët, ndërsa situata u tensionua më tej gjatë ndërhyrjeve të policisë për shoqërimin e disa prej pjesëmarrësve.

Mes personave të shoqëruar në komisariat kishte edhe gra, vajza dhe të moshuar. Në pamjet e publikuara nga protesta u panë momente përplasjesh, ku protestues të tjerë tentuan të pengonin automjetet e policisë që po largonin personat e shoqëruar.

 Gjatë një prej episodeve, një protestues me flamur u përplas me efektivët, ndërsa në bulevard u dëgjuan thirrje dhe akuza ndaj Policisë. Raportimet nga terreni evidentuan gjithashtu pretendime për përdorim force gjatë shoqërimeve.

 Protestuesit kundërshtuan ndërhyrjen e policisë, duke pretenduar se kishin marrë leje për zhvillimin e tubimit dhe se e drejta për protestë garantohet nga Kushtetuta. Nga ana tjetër,

Policia argumentoi se ndërhyrja kishte për qëllim lirimin e rrugës dhe garantimin e qarkullimit. Pas tensioneve, protesta u mbyll në Sheshin Skënderbej, ku pjesëmarrësit kënduan himnin kombëtar dhe u larguan me thirrjen “Nesër më shumë”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion