Gjirokastra ndërpret numërimin e votave, aktualisht kryeson PS me 55%, PD- LSI 42.8%
Lajmifundit
/
26 Prill 2021, 09:15
Politikë

Aktualisht në qarkun e Gjirokastrës ka ndaluar procesi i numërimit të votave për tu rikthyer në orën 10. Mësohet se në këtë qark janë numëruar 103 kuti. Sipas raportit të KQZ, në kaq kuti të numëruara, ka arritur të marrë 55.3% të votave Partia Socialiste, ndërsa PD dhe LSI marrin deri tani 42.8 %.
Bëhet me dije që në Dropulli ka 17 kuti nga 37 të numëruara. Në Këlçyrë dhe Memaliaj përfundoi numërimi. Një ditë më parë u mbajtën zgjedhjet parlamentare në vend dhe aktuslisht, kryeson PS me mbi 50% të votave.

