FOTO/ Të ulur krah njëri-tjetrit, Basha “përgjon” Bardhin teksa qëndron në telefon
Lajmifundit
/
21 Mars 2024, 16:44
Politikë

Teksa Kuvendi iu kthyer normalitetit, në sallë ra në sy se Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi u panë të ulur krah njëri-tjetrit.
Pa folur asnjë fjalë, ata ndoqën seancën së bashku, deri sa Basha u përjashtua për shkak se bllokoi foltoren. Megjithatë, kamerat kanë fokusuar një moment pikant mes tyre, ku shihet se teksa Bardhi qëndron në telefon, Basha hedh sytë në përpjekje për të parë se çfarë ai po shikon.
Dikur, dy deputetët ishin aleatë, por gjërat ndryshuan kur Bardhi i doli kundër dhe më pas u bashkua me grupimin e ish-kryeminsitrit Sali Berisha, “Rithemelimin”.


