Foto/ Hakmarrja e Ramës , çon për "skrap" makinat e PD dhe LSI në Vlorë

Politikë

Foto/ Hakmarrja e Ramës ,  çon për "skrap" makinat e

Një detaj që nuk u vu re në fushatën e mbylljes në qytetin e Vlorës të kryeministrit Edi Rama ishin dy makinat për skrap të cilat mbanin logon e LSI-së dhe PD-së.

Nuk është hera e parë që kryeministri sulmon kundërshtarët e tij në betejën e 25 prillit. Rama është ndalur shpehherë tek mënyra që ka zgjedhur kryedemokrati, Lulzim Basha të bëjë fushatë, ndërsa e ka cilësuar si "dhëndërr", për mënyrën sesi dhjetëra makina luksoze me flamurin dhe logon e PD e përcjellin kudo. 

Kryeministri "u provokua", mbrëmjen e djeshme në Surrel, fshatin ku ai jeton nga autokolona makinash të LSI të cilat duke festuar përmbylljen e fushatës dhe fitoren sipas tyre, kaluan edhe në vilën e kryeministrit Rama. Rama u shpreh se në banesë në momentin kjo gjë ndodhi ishte edhe Zaho, djali i tij 6-vjeçar ndërsa tha se nuk si t'ja shpjegojë "thirrjet për të atin".

Makinat për skrap janë "hakmarrja" e Ramës dhe një mesazh i qartë për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin dhe kreun e PD, Lulzim Basha. 

Ai më herët është shprehur me ironi se numri i PD dhe LSI në fletat e votimit përfaqëson numrin e djallit. "6 bëhet 9 dhe 9 bëhet 6", është shprehur Rama teksa u ka kërkuar shqiptarëve të votojnë numrin 12, pra Partinë Socialiste./LajmiFundit

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion