Paralajmërimi për mot të keq, porti i Durrësit njofton pasagjerët / Shtyhen oraret për lundrimet Durrës–Bari

Aktualitet

Paralajmërimi për mot të keq, porti i Durrësit njofton

Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe bazuar në njoftimin e kompanive së lundrimit, nisjet e planifikuara për mbrëmjen e sotme(dt 12.11.2026), në orën 22:00, do të shtyhen për nesër, më datë 13.11.2026, në orën 08:00.

Ndryshimi i orarit vlen për:

* F/B RIGEL VII, në linjën Durrës–Bari;

* F/B RIGEL III, në linjën Bari–Durrës.

*Procesi i check-in dhe imbarkimit të pasagjerëve dhe automjeteve do të zhvillohet normalisht gjatë ditës së sotme, sipas orareve dhe procedurave të parashikuara.

Udhëtarët duhet të paraqiten për imbarkim sipas orarit të përcaktuar, pa ndryshime.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion