Krizë çmimesh në horizont, BSH: Shkak, protestat në vend dhe tensionet në Lindjen e Mesme

Aktualitet

Krizë çmimesh në horizont, BSH: Shkak, protestat në vend

Krizë çmimesh në horizont! Inflacioni, treguesi i zhvlerësimit të parasë përballë shtrenjtimit të jetesës do të vijojë të rritet, së paku deri në vitin 2028. Është ky parashikimi i Bankës së Shqipërisë, në një kohë që qeveria premton t’i bëjë më të lira ushqimet bazë të konsumit.

“Rritja e inflacionit është shkaktuar kryesisht nga shtrenjtimi i çmimeve të lëndëve energjetike dhe atyre të para në tregjet ndërkombëtare. Presim që ky presion të jetë gradual dhe që inflacioni të kthehet në objektivin prej 3% në vitin 2028”, u shpreh Rajna Hoxholli, Zëvendësdrejtore e Departamentit të Politikës Monetare.

Për herë të parë në dekadat e fundit, Banka Qendrore vlerëson protestat si shkak i “një vale më të fortë të inflacionit dhe tkurrje e konsumit.” Me skepticizëm shihen edhe ndryshimet fiskale të propozuar nga qeveria.

“Tensionet sociale mund të shoqërohen me rritje të pasigurisë, e cila mund të ndikojë në frenimin e konsumit dhe të aktivitetit turistik.. Ndërkohë ndikimi  paketës fiskale te inflacioni mbetet për tu vlerësuar”, theksoi Hoxholli.

Ndërkohë që nuk mungojë rreziqet, edhe më të shtuara si pasojë e tensioneve në Lindjen e Mesme që vijojnë.

“Tensionet në tregjet ndërkombëtare dhe zhvillimet e pafavorshme ekonomike mund të shoqërohen me rritje të pasigurisë. Kjo mund të ndikojë në vendimmarrjen e bizneseve dhe konsumatorëve, si dhe në pritshmëritë për ecurinë e ekonomisë dhe të çmimeve në periudhën e ardhshme”, tha Rajna Hoxholli.

Për muajin e shkuar, INSTAT raportoi se inflacioni kërceu në 3.4 për qind nga 2.9 për qind në shtator... niveli më i lartë që prej janarit të vitit 2024. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion