Çfarë do ndodhë me rebelët? Basha ndryshime të mëdha në PD, kush do të jetë pjesë e ekipit

Politikë

Çfarë do ndodhë me rebelët? Basha ndryshime të

Lulzim Basha e konsideron masakër elektorale atë që ndodhi në 25 prill, por rezultati i zgjedhjeve nuk do të kalojë pa një analizë të brendshme në Partinë Demokratike.

Pasi fitoi betejën e brendshme për kreun e PD, Lulzim Basha është gati të rifreskojë ekipin e tij në krye të Partisë Demokratike. Të premten në orën 11:00, kreu i PD ka thirrur mbledhjen e kryesisë për të miratuar metodologjinë sipas së cilës do të realizohet analiza për rezultatin e 25 prillit.

Çdo funksionar i Partisë Demokratike nga drejtuesit politik dhe deri në nivelin e seksioneve, kanë pasur përpara zgjedhjeve objektiva për të përmbushur dhe përgjatë gjithë muajit korrik do të vlerësohet çdo rezultat i marrë. Në mbledhjen e kryesisë, anëtarëve i është kërkuar edhe të miratojnë kërkesën për thirrjen e Kuvendit të Partisë Demokratike pas një muaji në 17 korrik.

Burime nga selia blu, bëjnë me dije se Lulzim Basha është duke punuar për të rifreskuar ekipin e tij në krye të Partisë Demokratike duke nisur nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt. PD aktualisht ka vakante 4 pozicione, të rëndësishme për shkak të largimeve apo mandateve të përfunduara.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, sekretari organizativ i PD, Sahit Dollapi dha dorëheqjen nga posti i tij duke krijuar vakancë në një nga sekretariatet më të rëndësishme në PD.

Deputetja e zgjedhur e PD, Albana Vokshi gjithashtu qëndron në krye të  Lidhjes së Gruas Demokrate në përfundim të mandatit të saj. Pritet që edhe për këtë pozicion të zhvillohen zgjedhje për të rifreskuar mandatin e gruas ka përgjegjësinë të afrojë pranë Partisë Demokratike personalitete dhe gra në të gjitha nivelet e funksionimit të Partisë.

Belind Këlliçi pasi mori mandat deputeti është gati të hedh një tjetër hap në karrierën e tij dhe t’i hap mundësinë të rinjve për të garuar për drejtimin e Forumit Rinor të PD, organizatë që e drejton prej 5 vitesh.

Lulzim Basha do të duhet të vendos edhe për zëdhënësin e Partisë Demokratike, post që e mban Ina Zhupa, e cila mori mandatin e deputetes në qarkun e Vlorës. Burime të sigurta në selinë blu konfirmojnë edhe për ndryshime të tjera që Lulzim Basha pritet të propozojnë në sekretariatet e dhe nënkryetarët e Partisë Demokratike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion