Përjashtohet polici i antidrogës, ishte në makinë me biznesmenin që u ekzekutua në Vlorë

Aktualitet

Përjashtohet polici i antidrogës, ishte në makinë me

Granit Deromemaj, efektivi i antidrogës në policinë e Vlorës, është përjashtuar nga radhët e policisë me firmë të Drejtori të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Vendimi ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Bledar Birçaj ne 11 Maj, në Vlorë, pasi në makinë me të gjatë atentatit ishte dhe Deromemaj i cili i shpëtoi plumbave.

Dhe pse kishte armën e shërbimit me vete, ai nuk ka ndërhyrë për neutralizimin e situatës.

Shoqërimi i efektivit me Bledar Birçaj dhe  Edison Zenelin, dhe ky me precedent penal,   ul reputacionin e policisë.

Për më tepër, viktima ishte i pajisur me pistoletë pa leje në makinë dhe Granit Deromemaj, e ka fshehur këtë fakt. Janë këto fakte qe kanë çuar në përjashtimin e tij nga policia. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion