Sulm me armë në selinë e partisë, ekzekutohet zyrtarja

Bota

Sulm me armë në selinë e partisë, ekzekutohet zyrtarja

Një zyrtare e partisë kryesore turke pro-kurde, HDP, u vra sot pasi një burrë i armatosur u fut në zyrat e selisë në Izmir dhe hapi zjarr.

Agresori Onur Gencer, i cili bastisi ndërtesën e partisë, vrau Deniz Poyraz, anëtaren e partisë që ai kishte marrë peng. Ai u arrestua pas sulmit.

“Një person i armatosur me një pushkë sulmoi zyrat tona në Izmir, ” tha partia në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale. Në deklaratën e bërë nga Zyra e Guvernatorit të Izmiritthuhet se sulmi u krye nga një punonjës shëndetësor i pushuar nga puna.

Partia HDP akuzoi qeverinë dhe partinë në pushtet, Presidentin e AKP Rexhep Tajip Erdogan, të jenë “nxitësit e këtij sulmi të egër” për shkak të retorikës së dhunës kundër partisë pro-kurde.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion