Emërohet zv.minisri i Financave, kush është zyrtari i ri që iu bashkua mazhorancës

Kryeministri Edi Rama ka emëruar Andi Memetin si zëvendësministër të Financave.

Memeti u bë pjesë e platformës “Deputeti që Duam”, për tu angazhuar zyrtarisht me Partinë Socialiste.
"Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI BELINDA BALLUKU
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Andi Memeti emërohet zëvendësministër i Financave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në njoftim.
Në një video në rrjetin social Instagram, Andi thotë se ka studiuar në Britani për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Më pas ai nisi karrierën profesionale në Londër, ku prej 11 vitesh punon në fushën financiare dhe bankare.


