“Edi Rama jam!” Basha publikon videon e radhës: Dështimi po troket për herë të tretë në derën tuaj

Politikë

“Edi Rama jam!” Basha publikon videon e radhës: Dështimi

Kryetari i Partisë Demokratike, ka publikuar një tjetër video në rrjete sociale në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

Në videon e publikuar, shfaqet një familje, duke ndjekur edicionin informativ të lajmeve në televizor, e papritur, dera nis të trokasë.

Personi pas derës, në mënyrë të inskenuar, është kryeministri Edi Rama, i cili kërkon të hy në shtëpi, ndërsa vajza e vogël e familjes, thotë se:

“Mami thotë që nuk jemi këtu”.

Sakaq, kryedemokrati Basha shkruan mbi videon e publikuar: “Dështimi po troket për herë të tretë në derën tuaj, mos ia hapni derën”!

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme:

ME TE LEXUARAT