Greva, sindikata e kontrollorëve tregon arsyet: Rrezikohet garantimi i sigurisë së fluturimeve
Lajmifundit
/
7 April 2021, 11:48
Aktualitet

Përmes një deklarate për mediat Sindikata e Pavarur e Kontrollit të Trafikut Ajror (SPKTA) ka informuar se publikun në lidhje me situatën që gjendet sot menaxhimi i trafikut ajror në Republikën e Shqipërisë pasi ata vendosën të protestojnë.
Sindikata thotë se ekziston rreziku i pamundësisë së garantimit të sigurisë së fluturimeve ajrore mbi dhe në Republikën e Shqipërisë, dhe rreziku i mbylljes përfundimtare të saj për një periudhë kohore të papërcaktuar.



