Nga grumbullimi para Ministrisë së Arsimit, protestuesit marshojnë drejt Kuvendit (VIDEO)
Lajmifundit
/
18 November 2026, 16:36
Aktualitet

Pas grumbullimit të tyre para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Parlamentit, aty ku po zhvillohet edhe seanca plenare.
Protesta e ditës së sotme vjen pas njoftimit të studentëve se do të organizojnë tubime çdo të mërkurë dhe të shtunë, ku kërkojnë në mënyrë të panegociueshme dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe të qeverisë.
Ndërkohë, në Kuvend po vijon seanca plenare, e cila ka nisur që prej orës 10:00 të paradites, ku po diskutohen buxheti i vitit 2027 dhe paketa fiskale.


