Zbuloi se nusja e djalit ishte vajza e saj biologjike, ja si përfundoi dasma në Kinë

Showbiz

Zbuloi se nusja e djalit ishte vajza e saj biologjike, ja si përfundoi

Një ngjarje e trishë është raportuar në Kinë, ku një grua, zbuloi se nusja e djalit është vajza e saj biologjike. Gruaja tregoi se në ditën e dasmës, zbuloi se djali i saj po martohej me të bijën, të cilën e kishte humbur prej kohësh.

Ajo e mori vesh këtë gjë pasi vuri re shenjën e lindjes në dorën e nuses, e cila dukej shumë e ngjashme me atë të fëmijës së saj të humbur para 20 vitesh.

E vendosur për të zbuluar të vërtetën, gruaja mblodhi guximin të pyeste prindërit e nuses nëse vajza është e birësuar. Pasi shpjeguan historinë dhe shenjën identifikuese nga lindja e vajzës, prindërit e nuses përfundimisht konfirmuan se fëmija është birësuar.


Pas shumë diskutimesh për jetën e vajzës dhe mënyrën se si u gjend nga prindërit që e adoptuan rezultoi se vajza ishte fëmija biologjik i gruas. Mësohet se vajza u mor nga prindërit birësues në rrugë rreth 20 vjet më parë. 

Dasma mund të ishte prishur në këtë pikë, por gruaja gjithashtu zbuloi se djali i saj, dhëndri tani i vajzës biologjike, është gjithashtu i birësuar. Kështu që dasma vazhdoi siç ishte planifikuar.

Në fotot që u bënë virale në rrjetet sociale kineze, shihet nusja duke qarë dhe duke përqafuar nënën e saj të humbur prej kohësh. Është e paditur se si u zhduk vajza, por dyshohet se zhdukja ka të bëjë me trafikantët e qënieve njerëzore.

Gjithashtu nuk është bërë e qartë se ku e ka birësuar gruaja djalin.
Ajo që është e sigurt është se tani më dhëndri i gruas do të jetë në kërkim të prindërve të tij biologjik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion