“E keni parë rubrikën ‘hu më hu’”, Basha si kryeministri, komunikon live me qytetarët: Më ngatërroni me shokun Sali

Politikë

“E keni parë rubrikën ‘hu më hu’”, Basha

Kryetari i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha, mëngjesin e sotëm, njësoj si kreu i qeverisë Edi Rama i cili zhvillon rubrikën “Sy m’sy”, u është përgjigjur live qytetarëve në Facebook.

“…për të komunikuar live sepse leximi i mesazheve është një gjë, dhe tjetër gjë është të komunikojmë live”, tha Basha.

Pjesë nga bashkëbisedimi live i Bashës me qytetarët

-Ore ti e ke në terezi.

Basha: Jo nuk e kam fare në terezi, as unë as njerëzit. Po ta kisha në terezi nuk futeshim në këtë betejë. Nuk e ka në terezi as shumica e shqiptarëve. Për terezi e kishin vetëm disa…gjysma kanë shkuar te vendi, gjysma kërcejnë në rubrikën “hu më hu”…e ndjek atë rubrikën “hu më hu”, më duket është live ai që bën atë rubrikën çdo mëngjes.

-Ti je bashkë me Ramën në marrëveshje.

Basha: Po, po unë jam bashkë me Ramën në marrëveshje, prandaj bashkova votat me Ramën. Prandaj mbylla listat. Më ke ngatërruar me shokun Sali. Ai bashkoi votat me Ramën. Unë kam qenë dhe jam përballë tij dhe falë inicitivave ligjore që kam marrë ia kam paketuar shumë shokë.

Ka dalë te ajo rubrika “hu më hu” në mëngjes dhe po thotë lloj-lloj gjërash vetëm nuk jep përgjigje për një pyetje që ma bëjnë dhe mua qytetarët. Amerika është kthyer fuqishëm në SPAK. E pyeta “Pse mo Ramë s’i kthen përgjigje njerëzve, ti the u tërhoqën, ata janë në SPAK.” Kaq shumë është mërzitur, seç ka bërë një montazh dje për të më kthyer përgjigje po punën e SPAK se përmend fare. Si e mendoni ju është lajm i mirë apo i keq që Amerika u kthye në SPAK.

-Të ka ikur truri, bëj ndonjë vizitë.

Basha: Truri ju ka ikur ju që vazhdoni dhe votoni Ramën. Shikoni programin tonë dhe kandidatët tanë dhe më 11 maj mos i thoni trurit mirupafshim, vendoseni në punë dhe votoni koalicionin euroatlantik.

Basha tha se nuk ka projekt “Shqipëria 2030” pa i dhënë fund “Shqipërisë 313”, siç e quan ai. Kreyetari i euroatlantikëve premtoi mbështeje për SPAK dhe Reformën në Drejtësi pas 11 majit dhe i ftoi qytetarët që ta votojnë.

ME TE LEXUARAT