Luana Vjollca i mori emisionin nga duart, ja si reagon Fjoralba Ponari
Lajmifundit
/
3 Prill 2025, 10:33
Showbiz

Luana Vjollca është tashmë moderatorja e re e “Ferma VIP”, duke zëvendësuar Fjoralba Ponarin, e cila e drejtoi sezonin e kaluar. Ky ndryshim erdhi si një surprizë për publikun, por duket se ka sjellë edhe tensione mes dy moderatoreve.
Një detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re është fakti se as Luana dhe as Fjoralba nuk e ndjekin njëra-tjetrën në Instagram, duke ngritur dyshime për një raport jo të ngrohtë mes tyre.
Ky ndryshim ka ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit po diskutojnë mbi ndikimin që do të ketë kjo lëvizje në dinamikën e emisionit.


