“Do t’ju shterojë ujin!”/ Berisha reagon ndaj Vuçiçit: Kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj Kosovës, “padroni i Edi Ramës”

Politikë

“Do t’ju shterojë ujin!”/ Berisha reagon ndaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, lidhur me furnizimin me ujë të Kosovës, duke i cilësuar ato si një kërcënim serioz ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

Në reagimin e tij, Berisha e ka akuzuar Vuçiçin se po ndjek një politikë të bazuar në presion dhe armiqësi ndaj shqiptarëve, ndërsa e ka lidhur presidentin serb edhe me kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar atë si “padronin e Edi Ramës”.


Sipas kreut të PD-së, deklaratat e fundit të Vuçiçit duhet të shërbejnë si një sinjal alarmi jo vetëm për Kosovën, por edhe për të gjithë rajonin.

Berisha e ka përshkruar qëndrimin e presidentit serb si një “kërcënim të hapur çnjerëzor me frymëzim mitologjik”, duke e akuzuar atë se po përdor çështje të rëndësishme si mjet presioni ndaj Kosovës.

Reagimi i liderit demokrat vjen në një kohë kur deklaratat e Vuçiçit për furnizimin me ujë të Kosovës kanë nxitur reagime dhe shqetësime politike në rajon.

Reagimi i Sali Berishes:

Do t’ju shterojë ujin!
Ky është kërcënimi i fundit i padronit të Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Ky kërcënim i hapur çnjerëzor me frymëzim mitologjik dëshmon dhe një herë se Presidenti i Serbomadhisë Vuçiç me imagjinatën e tij të sëmurë është i aftë që në një urrejtje të pakufishme ndaj shqiptarëve të planifikojë përdorimin edhe të etjes si armë genocidale ndaj etnisë së tyre dhe vendit fqinj.

Partia Demokratike dënon me forcë një kërcënim të tillë si akt destabilizues për paqen dhe stabilitetin në rajon.

ME TE LEXUARAT