“Do u kthejmë paratë e grabitura”, Rama ironizon deklaratën e Berishës, poston video me tre bufë

Politikë

“Do u kthejmë paratë e grabitura”, Rama ironizon

Edi Rama vijon me ironizimet dhe krahasimin e Sali Berishës me bufin, të cilin e quan ‘bufi i kënetës.

Rama ka postuar një video ku shfaqen tre bufë, ndërsa në sfond dëgjohen pjesë nga deklarata e Berishës ku shprehet se nëse fiton në 11 maj, do t’u kthej shqiptarëve paratë e grabitura sipas tij nga regjimi.

“Diktatori, i cili është pasardhës direkt i një xhelati të diktaturës komuniste.

Cili do që lexon punët e zeza të këtij rrëgjimi, të gjitha grabitje, grabitje, grabitje, ne do u kthejmë paratë”, dëgjohet në sfond deklarata e Berishës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion