Modelja u përgatit për natë romantike me të, por futbollisti i Chelsea-t kishte mendjen te FIFA

Bota

Modelja u përgatit për natë romantike me të, por futbollisti
Një histori e pazakontë që përfshin yllin e Chelsea-t, Cole Palmer, dhe modelen e njohur Corinna Kopf po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Kjo e fundit ka rrëfyer një episod që, sipas saj, ka ndodhur gjatë një takimi në një hotel në Londër, ku kishte ftuar futbollistin anglez në dhomën e saj. Por, në vend të një aventure romantike, Palmer kishte një tjetër prioritet: videolojën FIFA!

Corinna Kopf tregoi se ishte përgatitur posaçërisht për këtë takim, duke veshur të brendshmet më seksi dhe duke u ulur përballë futbollistit. Megjithatë, reagimi i tij ishte krejtësisht i papritur.

Në vend që t'i kushtonte vëmendje modeles, Palmer i kërkoi të largohej nga fusha e tij e shikimit, pasi po luante FIFA dhe duhej të ekzekutonte një goditje nga këndi.

Sipas rrëfimit të Kopf, futbollisti vazhdoi të luante pa ndërprerje për plot katër orë, duke e lënë atë të habitur nga situata.

"Vesha të brendshmet e mia më seksi dhe u ula përballë tij, por gjithçka që më tha ishte: 'A mund të largohesh pak? Po gjuaj një goditje nga këndi'. Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë në jetën time", ka treguar modelja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion