"Nuk e durova dot ditëlindjen time ashtu"/ Pajtohen Jozi dhe Loredana, ja çfarë i tha këngëtari pas përqafimit!

Showbiz

"Nuk e durova dot ditëlindjen time ashtu"/ Pajtohen Jozi dhe

Pas javësh tensionesh dhe distancimi, duket se Jozi dhe Loredana kanë filluar të zbusin marrëdhënien e tyre në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4.

Një përqafim i ngrohtë mes tyre të enjten tërhoqi vëmendjen e banorëve dhe ndjekësve, ndërsa të nesërmen, Loredana e pyeti Jozin se çfarë e shtyu të ndryshonte qasje. Ai u përgjigj sinqerisht:

“Për Zotin e madh, thjesht nuk e durova dot ditëlindjen time të kalonte ashtu. Më dukej e pabesueshme që ti reagoje në atë mënyrë.”

Raporti i tyre u kris pas largimit të Jozit nga shtëpia, kur ai krijoi një afrimitet me banoren tjetër, Olën, duke sjellë tensione mes tij dhe Loredanës.

ME TE LEXUARAT