Dëshmia e Berishës në SPAK/ Avokati zbulon pyetjen e parë nga prokurorët

Politikë

Dëshmia e Berishës në SPAK/ Avokati zbulon pyetjen e parë

Avokati i ish kryeministri Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka treguar se cila ishte pyetja e parë që iu drejtua nga prokurorët.

Avokati tha se Berisha u pyet se ku ka punuar pas vitit 1995. Më pas,ai zbulon se e pyetën për 10 persona, për të cilët Berisha tha njeh vetëm drejtorët e departamenteve, bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.

Gjithsej ata kanë bërë 3-4 pyetje për të cilat Berisha ka dhënë shpjegim shterues.

Sipas avokatit prokurorët kanë rënë në mina me këmbët e tyre sepse thonë që ka filluar në kohën e Berishës privatizimi i ish kompleksit Partizani.

“Ata nuk e prisnin prezencën e Berishës. Në fillim pati një debat mbi mënyrën e thënieve të z.Berisha. Ai bëri një deklaratë në fillim para se ta pyesnin, ku prokurori i tha se nuk jeni në miting. Berisha iu përgjigj: Jo, unë jam përfaqsues politik.U gjet një mënyrë që në formë të një memoje, do ta çmoj z.Berisha këtë, t’i dergohet SPAK-ut ajo deklaratë.

Kjo deklaratë ishte grupi i strukturuar kriminal. Rama në mungesë, Dumani në mungesë, Kraja prezent dhe Millonai prezent.Pyetja e parë e prokurorëve ndaj Berishës ishte: Ku keni punuar pas vitit 1995.Sigurisht që ai e priti me një habi sepse sepse nuk po kuptonte që kjo a ishte pyetje serioze e prokurorëve apo ishte për të çtensionuar situatën. Më pas, pyetën për 10 persona, për të cilët Berisha tha nuk di të gjithë të parët e kryeministrisë me emra, unë di drejtorët e departamenteve, bashkëpunëtorët e mi të ngushtë. Gjithsej ata kanë bërë 3-4 pyetje për të cilat Berisha ka dhënë shpjegim shterues.

Një nga pyetjet që Berisha shpjegoi ishte sinkronizimi i ligjit për privatizimin me ligjet për sportin dhe me kthimin e kompesimin e pronave. Kishte kundërshti me një memorje të habitshme sepse ai nuk kishte akte përpara. I ka shpjeguar me nene.Kur e pyetën se ku ka punuar pas vitit 95’ Berisha tha merrni CV-në time të shihni se ku kam punuar unë. U tha më pas se pse nuk e pyesni për fakti se është ndërruar destinacioni, nga klub sportiv në shesh banimi.

Ata kanë rënë në mina me këmbët e tyre sepse ata thonë që ka filluar në kohën e Berishës kjo punë . Pyetja se ku ke punuar nga 95’-sa e këtej tregon që procedura ka filluar që në 95’ën. Në fakt, të gjitha qeveritë e mundshme janë marrë me këtë çështje dhe kjo është një boomerang i madh i këtij SPAK-u” , tha Gjokutaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion