Durrës, 50-vjeçari qëllon me pistoletë komshiun, u shqetësua nga zhurma

Aktualitet

Durrës, 50-vjeçari qëllon me pistoletë komshiun, u

Nje plagosje ka ndodhur ne Durres. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi G.K, 50 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin M.S, 40 vjeç, (komshi), i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Policia bën me dije se po vijon puna për kapjen e autorit.

“Në lagjen nr 4 në Durrës, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi G.K, 50 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin M.S, 40 vjeç, (komshi), i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes do të ketë njoftim të dytë”, njofton policia e cila tha se shkak per ngjarjen kane qene zhurmat qe autori pretendonte se e shqetesonin. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion