Celibashi: Rezultati mund të ishte shpallur më herët, ka ikur koha e skemës së lodhjes

Politikë

Celibashi: Rezultati mund të ishte shpallur më herët, ka ikur

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka folur për mediat, nga njesia numër 10 në Tiranë. Në fjalën e tij ai tha se procesi është i sigurt dhe ruan fshehtësinë e plotë. Ai tha se rezultati i zgjedhjeve do të jetë i shpejtë, ku sfidë është publikimi i tyre për 48 orë nga mbyllja e procesit të numërimit. Celibashi se nuk ka arsye që komisionerët të thonë se janë të lodhur, e shtoi se kjo skemë duhet të marrë fund një herë e mirë nga partitë politike.

“Në fakt është një nga avantazhet e përdorimit të teknologjisë. Nga pikëpamja teorike mund të ishte shpallur më herët, por meqenëse ishte hera e parë që ne po e implementojmë këtë, palët kishin meraqet e veta, u dakordësuam që rezultatin ta shpallnim sot. Duket që është kështu edhe në këto momente, gjithsesi mbetet fakti që sistemi elektronik i aplikuar është 100% i sigurt në ruajtjen e fshehtësisë, është e pa diskutueshme. Ne jemi dëshmitarë që për mënyrën partitë politike kanë përgjegjësi të mëdha nga komisionerët.

Nga raportimet e KQZ ka pasur disa përmirësime, kemi patur jo një përmbushje të mirë nga ana e tyre në lidhje me raportimin e pjesëmarrjes. Pajisja që ne kemi përdorur, e ofron mundësinë sepse të dhënat janë aty. Akoma nuk e kemi vlerësuar, është herët për ta vlerësuar këtë kërkesë. Natyrshëm që me të gjitha pikat e kodit. Mënyra e paraqitjes së të dhënave ka përfunduar që në orën 19:00, të dhënat për pjesëmarrjen i marrim nga fletët e votimit. Të dhënat që paraqiten tani janë ato zyrtare. KZAZ ka tabelën përmbyllëse për çdo QV.

Jemi duke punuar që të marrim të gjitha pajisjet, ne i kemi këto të dhëna dhe nuk duhet të presim ditë javë, por këto të dhëna i marrim nga pajisjet. Besoj që po. Ka disa probleme të raportuara në disa KZAZ.

Janë sporadike si raste, megjithatë meritojnë të kenë vëmendjen e partive dhe lidershipit përkatës, në rastet që numëruesit lodhen është mospërmbushje e vullnetit të rezultatin. KQZ ka marrë masa që të trajnohen anëtarët e ri të grupit të numërimit. Skemat me komisonerë të lodhur, duhet të marrin fund dhe partitë që i bëri këto është diskredituese”, u shpreh Celibashi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion